Friday, December 19, 2014

Thursday, October 30, 2014

Ja çfarë kuron mjalti

Në sajë të një studimi të fundit të kryer në Zelandën e Re është arritur në përfundimin se mjalti mbron nga ulçera në stomak. Nga ky studim thuhet se vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse përdoren të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Në studimin në fjalë kanë marrë pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente të cilat kishin efekt regjenerues, sidomos tek plagët. Ndër të tjera u vu re se mjalti i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme.

Tuesday, September 30, 2014



Betimi i Infermierit 


Florence Nightingale





Solemnisht impenjohem përpara Zotit e në prezencë të kësaj asambleje që të përkoj jetën time duke kryer me besnikëri profesionin tim.


Impenjohem të asistoj në çfarëdo praktikë vuajtje dhe të mos përdor medikamente shkencërisht keqbërës.

Impenjohem të bëj sa është në mundësitë e mia për të mbajtur e ngritur nivelin tim profesional.

Do të përdor të gjitha forcat e mia për të bashkëpunuar në mënyrë legale me mjekun e do t'i dedikohem plotësisht mirëqënies së atyre që do t'iu besohen kurave të mia.